Barcelona ofron 80 milionë euro për Coutinhon, përgjigjet Liverpool (FOTO)

Barcelona kërkon një përforcim të madh nga Liverpool.

Sport

21/07/2017 08:31

Barcelona ka ofruar 80 milionë euro për transferimin e mesfushorit të Liverpoolit, Philippe Coutinho.

Por, “Daily Mail” raporton se “Reds” janë të gatshëm ta refuzojnë për ta mbajtur brazilianin në Anfield.

Coutinho ishte objektiv i Barcelonës edhe në verën e vitit të kaluar, përcjell “lajmi.net”.

Mirëpo, në rast të largimit, Liverpool kërkon më tepër se oferta e re e Barcelonës. /Lajmi.net/