Barcelona largon sulmuesin e ri, transferon Paton (FOTO)

Barcelona kërkon Alexandre Paton.

Sport

10/01/2017 08:35

Barcelona është e interesuar për një shkëmbim të madh.

Kampioni i La Ligës ka kontaktuar Villarrealin në lidhje me shkëmbimin e Paco Alcacer me Alexandre Paton, raporton “Mi Otra Liga”, përcjell “lajmi.net”.

Pato ka befasuar drejtuesit e Barcelonës me lojën e mirë të shfaqur kundër tyre në barazimin 1:1 në xhiron e shkuar në La Ligë.

Andaj, Luis Enrique është i gatshëm ta sakrifikojë Alcacerin për ta sjellë Paton në “Camp Nou”. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6