Barcelona konfirmon largimin e Bravos

Sekretari i përgjithshëm i Barcelonës, Roberto Fernandez ka konfirmuar se klubi ka marrëveshje me Manchester Cityn për shitjen e portierit Claudio Bravo.

Sport

21/08/2016 09:06

Claudio Bravo do të largohet nga Barcelona.

Sekretari i përgjithshëm i Barcelonës, Roberto Fernandez ka konfirmuar se klubi ka marrëveshje me Manchester Cityn për shitjen e portierit kilian.

“Kemi marrëveshje me Manchester Cityn për shitjen e Bravos”, deklaroi Fernanez, përcjell “Lajmi.net”.

“Andaj, duhet të transferojmë një portier”, u shpreh ai. Cillessen, Areola dhe Diego Alves janë konkurrentët për zëvendësues të Bravos në Camp Nou.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.