Barcelona – Alaves, formacionet me një befasi të madhe (FOTO)

Barcelona ndeshet sonte me Alavesin në xhiron e tretë të La Ligës.

Sport

10/09/2016 08:30

Luis Suarez nuk do të jetë në formacionin bazë të Barcelonës për ndeshjen e sotme kundër Alaves, në xhiron e tretë të La Ligës.

Sulmuesi uruguaian u rikthye në ekip vetëm të premten nga detyra ndërkombëtare.

Andaj, ai pritet ta nisë duelin nga banka e rezervistëve, shkruan “”Mundo Deportivo”, përcjell “Lajmi.net”.

Në vend të tij në sulm prapë pritet të luajë Arda Turan.

Kurse, Neymar do të bëjë paraqitjen e parë pas rikthimit nga detyrat ndërkombëtare me Brazilin.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4