Barca arrin marrëveshje me Rabiot?
Tifozët e Barcelonës do të gëzohen shumë me arritjen e fundit të skuadrës së tyre.

Sport
Skuadra katalane thuhet se përfundimisht ka arritur marrëveshje me francezin Adrien Rabiot, dhe lojtari do të nënshkruaj një kontratë afatgjate me blaugranët.
‘Le Parisien’ shkruan se Rabiot ka arritur marrëveshje verbale me skuadrën, për pagën dhe bonuset e tij, transmeton lajmi.net.
23 vjeçari ka qenë në qendër të vëmendjes edhe gjatë afatit kalimtar veror, pikërisht me Barcelonën si skuadra kryesore që dëshironte shërbimet e tij.
Rabiot akoma nuk po stërvitet me skuadrën dhe nuk po luan me ta, që nga momenti kur ka bërë të ditur se nuk do të nënshkruaj kontratë të re. /Lajmi.net/