Bandat shqiptare dhe angleze rrahën në burg për drogë (Video)

Kamerat e sigurisë në oborrin e burgut Wandsworth, në jug të Londrës, kanë filmuar një bandë shqiptare dhe një angleze duke u përleshur.

Lajme

19/05/2016 15:57

Sipas medieve britanike, arsyeja e këtij sherri është humbja e kontrollit të trafikut të drogës brenda burgut.

“Daily Mail” shkruan se një i burgosur pësoi lëndime të mëdha me thikë dhe u dërgua në spital. Ngjarja ka ndodhur 2 javë më parë, por videoja është bërë publike vetëm sot.

Ndërkohë, policia angleze ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të japë detaje të tjera.