Bandat e armatosura gjobisin një biznesmen

Një biznesmen është dhunuar mëngjesin e sotëm në Sukt, nga disa persona të armatosur me kallashnikovë dhe të maskuar, që me sa duket janë anëtarë të një bande kriminale që u vendos gjoba bizneseve.

Lajme

26/04/2016 12:28

Osman Pana është goditur në orën 6.30 të mëngjesit pranë biznesit të tij. Rasti i denoncua nga Partia Demokratike. Sipas saj, “ky ishte një paralajmërim i bandës ndaj biznesmenit dhe besohet se ngjarja vjen pas gjobës që banda i ka vënë atij”.

PD thotë se “terrori i këtyre bandave në Sukth është i pranishëm prej kohësh, dhe policia e di kush janë personat, por nuk merren masat, sepse maskat e armatosura janë të lidhura me Vangjush Dakon dhe Edi Ramën. “Janë të njëjtët banditë që kanë terrorizuar qytetarët në zgjedhjet e fundit lokale, që kanë dhunuar komisionerët, banditë që ishin në shërbim të Dako-Ramës”, thuhet në denoncimin e PD. /Lapsi.al