Ban Ki-moon do të kandidojë për president të Koresë së Jugut

Pas mbërritjes në vendlindje, ish shefi i OKB-së, Ban Ki-moon la të kuptohet se do të kandidojë për postin e presidentit të Koresë së Jugut.

Bota

13/01/2017 08:33

“Me një qëndrim të përulur do të marr një vendim jovetiak. Vendimi do të merret në një kohë të afërt”, deklaroi Ban pas mbërritjes në vend. Mendia vendëse e interpretoi deklaratën e tij, lidhur me kandidimin për president.

Ban është parë si njeri ndër kandidatët më të fortë të bllokut konservator për garën e ardhëshme presidenciale, pasi presidentja aktuale Park Geun-hye u përfshi në një skandal korrupsioni dhe partia e saj pësoi humbje të mbështetjes së publikut.

Zyrtarisht, Ban nuk e ka deklaruar ende kandidaturën për president. Ai u kthye në vendlindje të enjten, pas përfundimit të mandatit të dytë 5 vjeçar, në krye të OKB-së.

Në një deklaratë për shtyp Ban u shpreh se do të punojë me përkushtim për bashkimin e vendit të ndarë.

Gjithashtu ai tha se pa vonesë Korea e Jugut duhet të marrë masa për zgjidhjen e çeshtjes bërthamore të Koresë së Veriut, si dhe të forcohen marrëdhëniet me SHBA-në, Kinën, Rusinë dhe Japoninë.