Balotelli i kthehet të dashurës

Mario Balotelli e Fanny Neguesha mund të kthehen së bashku. Për ta konfirmuar një gjë të tillë është përkujdesur futbollisti italian, i cili javë më parë kishte shkruar se ishte single dhe se po mendonte vetëm për futbollin. “E dashura ime nuk është goriziana, më vjen keq t’ju zhgënjej”, ka shkruar SuperMario në rrjetin social…

ShowBiz

24/12/2013 21:00

Mario Balotelli e Fanny Neguesha mund të kthehen së bashku. Për ta konfirmuar një gjë të tillë është përkujdesur futbollisti italian, i cili javë më parë kishte shkruar se ishte single dhe se po mendonte vetëm për futbollin.

“E dashura ime nuk është goriziana, më vjen keq t’ju zhgënjej”, ka shkruar SuperMario në rrjetin social Twitter, duke i përgënjeshtruar zërat që flisnin për një lidhje të tij me modelen friuliane Carol Beltram, ish konkurrentja e Miss Italia, që vjen pikërisht nga Gorizia.

“Ju e dini shumë mirë se kush është femra ime”, ka shtuar Balo, duke bërë me dije se në zemrën e tij ka hapësirë vetëm për Fanny, balerina e bukur belge, e cila në muajt e fundit ishte e dashura e vetme në krahët e tij, sa që e meriton një unazë fejese.