Bajrami e Haliti akuzojnë njëri tjetrin për kontrabandë me naftë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti është përfshirë në debatin mes ish-ministres Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajramit  dhe ministrit të Inovacionit, Besim Beqaj

Lajme

03/10/2017 11:47

Ai duke folur për akuzat që Bajrami tha se ministria e Inovacionit është bërë për të punësuar militant të PDK-së, Halliti i është drejtuar asaj duke i thënë se askush nuk e zgjidhi problemin e cilësisë së naftës dhe kontrabandën me të.

Në reagimin e saj Bajrami ka thënë se kontrabanda me naftën bëhet nga njerëzit e PDK-së.

“Trego ka e ke rrjetin e pasurisë, kah je bërë milioner, unë e kam pru ligjin këtu, se keni miratuar. Ligjet është dashtë me i aprovua ky parlament”, ka thënë Bajrami.

“Ki kujdes, s’ka nevojë me akuzua pa fakte. Unë jam i interesuar të di pse nuk e keni kontrolluar qarkullimin e naftës së keq”, ka qenë reagimi i Halitit. /Lajmi.net/

.