Bajram Rexhepi do të dërgohet për trajtim shëndetësor në Gjermani

Ish kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi i cili para pak ditësh iu nënshtrua një operacioni në QKUK, tani do ta vazhdoj trajtimin drejtë Gjermanisë.

Lajme

21/04/2017 16:23

Burime të sigurta të Bota Sot bëjnë të ditur se ish kryeministri Rexhepi do të udhëtoj në Gjermani me paratë e siguruara nga Zyra e Presidentit, gjatë javës së ardhshme.

Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, Rexhepi do të udhëtoj me aeroplan special.

Bëhet e ditur se bashkë me të do të udhëtojnë edhe bashkëshortja dhe vajza e tij.

Në QKUK është thënë se operacioni është kryer me sukses.