Bahtiri premton investime në Bajgorë

Sipas Agim Bahtirit, resurset që posedon ky rajon janë të mëdha dhe projektet e tij do ta bëjnë Shalën rajonin më të preferuar për vizitorët.

Lajme

19/10/2013 11:23

Kandidati për Kryetar të Mitrovicës nga Aleanca Kosova e Re, Agim Bahtiri, ka vazhduar fushatën duke vizituar fshatin Bajgorë.

Sipas Bahtirit, resurset që posedon ky rajon janë të mëdha dhe projektet e tij do ta bëjnë Shalën rajonin më të preferuar për vizitorët.

“Është hera e dytë brenda muajit që vij në këtë rajon, në Shalën e Bajgorës, kjo për faktin se Shaljanët i dua dhe janë në zemrën time, sepse Shaljanët janë njerëz të besës dhe të fjalës. Unë kam ardhur këtu që të lidhim besën për një Bajgorë ndryshe, për një Shalë ndryshe.

Kandidati i AKR’së për Mitrovicën shpalosi idenë e tij për funksionalizimin e një Kompanie për grumbullimin e qumështit.

Ai premtoi se me ardhjen e tij në krye të Komunës së Mitrovicës do ta bëjë këtë vend model për zhvillim ekonomik.

“Do të investojmë edhe në agrokulturë, bujqësi e blegtori. Mu në këtë pjesë të Shalës unë me partnerët e mi do ta ndërtojmë dhe funksionalizojmë një Kompani të qumështit që do të jetë më e madhja në rajon. Këtij vendi dhe kësaj pjese që ka mbetur shumë mbrapa edhe pse jeton mbi pasuri të shumta nëntokësore dhe mbitokësore do t’ia kthejmë shpresën dhe besimin”.

Prioritet i Bahtirit mbetet punësimi, dhe ka ftuar të gjithë qytetarët që të bashkohen rreth vizionit të tij. “ Unë bashkë me ju, do të bëjmë që ky rajon të jetë rajoni më i zhvilluar i Kosovës.