Bagdad, përleshje të policisë dhe mbështetësve të klerikut al-Sadr

Ministria e brendshme e Irakut thotë se një polic është vrarë dhe 7 të tjerë janë plagosur gjatë përleshjeve në kryeqytetin Bagdad, me mbështetësit e klerikut udhëheqës shiit, Moqtada al-Sadr.

Bota

12/02/2017 12:24

Por, mbështetësit e klerikut al-Sadr kanë dhënë shifra më të larta të të vrarëve dhe plagosurve nga përleshjet e mbëmshme, duke thënë se së paku 5 vetë janë vrarë ndërsa më se 320 të tjerë janë plagosur.

Kryeministri i Irakut, Haidar al-Ebadi, ka urdhëruar hetime lidhur me këto pretendime.

Mijëra mbështetës të al-Sadrit ishin tubuar në qendër të Bagdadit për të kërkuar ndryshime në një komision mbikëqyrës zgjedhor para zgjedhjeve provinciale në muajin shtator.