Baby G ndryshon stil, vështirë të njihet

Këngëtarja Gordana Kingji, e cila në publik njihet si Baby G është goxha aktive në rrjete sociale.

ShowBiz

12/01/2018 20:35

Ajo së fundi ka publikuar projektin më të ri me titull “Mos u nal”, këngë e cila po pritet mirë nga publiku, shkruan lajmi.net.

Baby G njihet si artiste e guximshme që shumë shpesh bën ndryshime drastike në pamje, e kështu ka vepruar edhe kësaj radhe.

Në rrjete sociale, këngëtarja ka publikuar disa imazhe në të cilat shfaqet me stil të ri të flokëve, e që vjen si një bjonde kaçurrele.

Kujtojmë që projekti “Mos u nal” ka marrë afro 2 milionë klikime për më pak se dy javë nga dita e publikimit. /Lajmi.net/