Baby G me porosi për vajzat në projektin e ri

Një këngë e re nga Baby G është paralajmëruar tash e sa muaj.

ShowBiz

15/04/2018 12:41

Kohë pas kohe, këngëtarja ka sjellë pamje nga ky projekt, në videoklipin e së cilit vjen me plot vajza, shkruan lajmi.net.

Edhe pse nuk ka bërë të ditur datën se kur do të publikohet ky projekt, këngëtarja ka njoftuar se shumë shpejt pritjes së fansave të saj do t’i vjen fundi.

Nga mbishkrimet që u ka lënë videove, Baby G ka zbuluar se kënga u dedikohet vajzave, madje ka lënë edhe një mesazh për to.

“Duajeni veten tuaj”, ka shkruar Baby G mbi një cover të këngës ku shihet duke puthur veten në pasqyrë. /Lajmi.net/