Avokati i Shullazit: Akuzat të stisura, vendimi i padrejtë

Pas dhënies së verdiktit nga Gjykata e Krimeve të Rënda për grupin e Shullazit, ka reaguar edhe avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçe.

Lajme

13/11/2018 17:23

“Vendimi është i padrejtë, do ta anikojmë. Pati edhe akuza që ranë poshtë nga gjykata, por duhet të binin edhe akuzat e tjera. Vendimi nuk u dha i arsyetuar, u dha vetëm dispozitivi”.

“Fatkeqësia e kësaj gjykate është që nuk i shpëton dot presionit dhe së dyti në fushën në të cilën këta operojnë janë në gjendje të bëjnë dallimin mes të drejtës civile, administrative dhe penale. Të gjitha akuzat ishin të stisura”, ka thënë Meçe, shkruan Top Channel.