Veseli: Ka veç një të vërtetë për UÇK-në, luftë e drejtë në qëllim dhe veprime

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar për nisjen e Sami Lushtakut e Rrustem Mustafës për në Hagë.

Lajme

13/01/2019 15:47

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka reaguar për nisjen drejt Hagës së bashkëpartiakëve dhe bashkëluftëtarëve të tij, Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa, shkruan lajmi.net.

Ai në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka thënë se për UÇK-në ka veç një të vërtetë.

“Ka veç një të vërtetë për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: LUFTË E DREJTË NË QËLLIM DHE VEPRIME. Prandaj, nga sfida e Gjykatës Speciale do të dalim faqebardhë. Kjo e vërtetë, kjo luftë e shenjtë do të mbrohet edhe nga miqtë e mi, bashkëluftëtarët, Samiu dhe Remi, por edhe nga cilido pjesëtar i UÇK-së që do të kërkohet!”, ka shkruar Veseli. /Lajmi.net/