Avdullah Hoti: Shumica i formon institucionet, ndërsa PAN-i nuk e ka shumicën

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se koalicioni fitues i zgjedhjeve PAN nuk e ka shumicën për t’i formuar institucionet.

Lajme

03/08/2017 12:09

“Rregullorja është e qartë. Më vjen keq që u shtye për dy orë seanca. Ndërsa tani kërkoj nga kryesuesi  ta respektoj rregulloren… Jemi në fund të afatit ligjor për konstituimin e Institucioneve. Më vjen keq që edhe presidenti i vendit është përfshirë në këtë çështje”, ka deklaruar Hoti duke thënë se shumica parlamentare i formon institucionet, ndërsa sipas tij, PAN-i nuk e ka këtë shumicë.