Autizmi mund të detektohet para paraqitjes së simptomave

Skanimet e trurit mund të detektojnë autizmin shumë më herët se sa fillimi i paraqitjes së simptomave të para.

Lifestyle

16/02/2017 20:06

Koha më e hershme kur një fëmijë diagnostifikohet me këtë sëmundje është që nga mosha dyvjeçare, megjithëse është shumë vonë.

Një studim i ri i publikuar në revistën Nature, ka treguar që origjina e autizmit është shumë më e hershme se sa kjo kohë, shpesh gjatë vitit të parë të jetës.

Të gjeturat mund të çojnë tek testimet e hershme madje edhe tek terapitë të cilat funksionojnë përderisa truri është më i butë.

Një në 100 persona kanë probleme me autizmi, i cili ndikon në sjellje dhe ndërveprim social.