Austria vazhdon mbështetjen MASHT-it në arsimin e lartë

Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, ku janë dakorduar për vazhdim të bashkëpunimit.

Lajme

22/03/2018 16:23

Bytyqi ka thënë se Austria është duke e mbështetur MASHT-in me projektin HERAS, për arsimin e lartë në Kosovë.

“Gjatë takimit me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, bisedova për bashkëpunimin në arsim mes dy vendeve, për projektet në proces dhe mundësitë për bashkëpunim në projekte të reja. Falënderova ambasadorin austriak për mbështetjen e madhe që ka dhënë vazhdimisht shteti i tij dhe për ndihmën e vazhdueshme, e cila po i kontribuon ngritjes së cilësisë në arsim. Gjithashtu, bashkëbiseduam edhe për projektet e përbashkëta, të cilat janë në proces, siç është projekti ALLED, që do të ndihmon shumë në zhvillimin e shkollave profesionale dhe projektin HERAS, projekt ky që po e ndihmon MAShT-in në procese të rëndësishme në arsimin e lartë në Kosovë, etj. Gjatë takimit, ambasadori Pfandler theksoi se Austria do të vazhdojë ta mbështesë Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në synimet e saj për ngritjen e cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit”, thuhet në Komunikatën e MASHT-it./Lajmi.net/