Austria nuk u jep azil kosovarëve

Ambasadori i Austrisë në Kosovë Johann Brieger ka thënë në mbledhjen e Këshillit për Integrim Evropian se asnjë kosovar nuk do të marrë azil në Austri.

Lajme

13/01/2015 11:54

Sipas tij shteti austriak u jep azil vetëm atyre që janë të persekutuar, që janë në rrezik për jetën, ndërsa shkaqet ekonomike nuk janë arsye që të marrin azil në Austri. 

Sipas ambasadorit Brieger kërkesat për azil në Austri nga kosovarët janë dramatike.

“Vetëm nga 1 janari kemi 287 kërkesa për azil gjë që është një rritje dramatike. Në vitin 2014 kemi pasur 1945 kërkesa ku vetëm në dhjetor 854 njerëz kanë kërkuar azil”, ka thënë Brieger. Sipas tij këta njerëz në fund do të humbin sepse brenda disa javëve do të kthehen në Kosovë.