Atentat në biznesmenin serb, qëllohet me dy plumba

Biznesmeni serb u qëllua në stomak me dy plumba dhe gjendja e tij thuhet të jetë kritike. 

Lajme

14/11/2014 18:34

Ndaj biznesmenit serb Milan Beko sot është kryer një atentat para shtëpisë së tij në Beograd.

Ai është qëlluar në stomak me dy plumba, ndërsa tani sipas mediave serbe, ai është në sallën e operacionit ku mjekët serbë po punojnë për t’i shpëtuar jetën, transmeton lajmi.net.

Atentatori është larguar, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij, por ende nuk ka arritur që ta arrestoj. (lajmi.net)