Atentat ndaj një familje në Krujë, vriten tre person një plagoset

Një ngjarje tragjike është shënuar gjatë orëve të vona të së premtes në Thumanë të Krujës, ku tre persona nga e njëjta familje janë vrarë me armë zjarri, ndërsa një tjetër është plagosur.

Lajme

06/06/2015 08:58

Burime  të Top Chanell, nga policia kanë bërë të ditur se viktimat janë babë e bir dhe nipi, ndërsa ka mbetur e plagosur bashkëshortja. Familjes i është zënë pritë pranë banesës, ndërsa ata ishin në automjet, transmeton lajmi.net.

Mësohet se viktimat janë babë e bir, Fran e Arben Ceku, përkatësisht 70 dhe 44 vjeç. Po ashtu ka humbur jetën edhe nipi 18-vjeçar Enea Rama. Ndërsa e plagosur ka mbetur Luçie Ceku 65-vjeç.

Shkaqet e kësaj ngjarje tragjike dhe autorët e saj ende nuk dihen, ndërsa forca të shumta policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur menjëherë hetimet.

Top Channel