Assad: Pushtimi turk, forcat amerikane dhe terroristët – të gjithë janë të njejtë

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad në një intervistë për Sputnik ka thënë se nuk sheh ndonjë ndryshim ndërmjet veprimeve të terroristëve dhe pushtimit të Turqisë duke futur në këtë listë edhe Amerikën.

Bota

21/04/2017 20:43

“Kur flisni për pushtimin turk, forcat amerikane dhe terroristët në Siri, këta janë të gjithë të njejtë, në mesin e tyre nuk ka asnjë ndryshim”, ka thënë presidenti sirian, transmeton lajmi.net

Ai është shprehur i sigurt se Uashingtoni do të bëj çdo gjë të mundshme për ta përmbysur qeverinë siriane.

“Ata do të bëjnë çdo gjë që qëllimi ta jusitifikojë mjetin, kjo nuk ka vlerë dhe moral”, shtoi Assad.

Këto reagime kanë ardhur sidomos pas fushatës ajrore të Amerikës në shtetin e Sirisë, ku kishte dyshime se u përdorën armët kimike. /Lajmi.net/