Asociacioni, diçka në mes të OJQ-së dhe një organi ekzekutiv

Krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, kryeministri Isa Mustafa, e ka konsideruar njërën prej temave më të vështira në procesin e dialogut të Brukselit.

Lajme

06/07/2015 07:48

Ai ka bërë me dije se Kosova është e interesuar që në këtë pikë të gjendet zgjidhja më e mirë që ndihmon integrimin e serbëve.

Kryetari i partisë më të madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se ky asociacion do të jetë kompromisi i radhës që do ta bëjë pala e Kosovës.

Ndërsa analisti politik, Dukagjin Gorani, ka thënë se kompromisi në këtë çështje do të jetë diçka mes një organizate joqeveritare dhe një entiteti me kompetenca të zgjeruara publike.

Gorani ka deklaruar për gazetën “Epoka e re” ka vlerësuar se këto kompetenca ka të ngjarë të jenë edhe ekzekutive në disa fusha të kufizuara shoqërore.

“Qëllimi i çdo procesi negociator është kompromisi, e jo shtyrja e agjendës së njërës apo tjetrës palë. Këto që flasin dy kryeministrat, të Serbisë dhe të Kosovës, opinioneve të veta këto janë pozicione publike dhe punë koti. Meqenëse dita e vendimit po afrohet, deklarime e tyre, nëse janë në dispropocion me atë që vendoset në Bruksel, atëherë vetëm se do ta vështirësojnë pozitën e tyre. Pra, një lloj kompromisi do të arrihet”, ka deklaruar Gorani.