Ashton: Është i nevojshëm vazhdimi i dialogut me Kosovën

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton ka ofruar mbështetje për qeverinë e re të Serbisë, në synimin e saj për reformimin e tërësishëm të ekonomisë dhe në rrugën e saj për integrim në BE.

Lajme

28/04/2014 20:27

Këto komente Ashton i ka bërë të hënën në Beograd, ku është takuar me zyrtarët më të lartë të këtij vendi.

Vuçiq ka theksuar se e vazhdon dialogun me Prishtinën, të cilin, sipas të gjitha gjasave, do ta udhëheqë ai si kryeministër.

“Shumë punë qëndrojnë para nesh, por shumë gjëra janë pas nesh dhe këtu nuk do të jenë të gjitha gjërat e lehta, por jam i bindur se të dy palët e kuptojnë realitetin, edhe ne edhe shqiptarët, dhe do të sillemi në harmoni me këtë realitet, dhe do të arrijmë vendime politike racionale”, tha Vuçiq.

Ashton, ndërkaq ka thënë se sa i përket Kosovës është i mahnitur me gatishmërinë e të dy palëve për tu ulur rreth një tryeze dhe për të bërë kompromis.

\”E di që nuk është e lehtë, Vazhdimi i dialogut është i nevojshëm, jo vetëm shkaku i marrëveshjes, por edhe për inicimin e çështjeve të ndryshme e të cilat kanë rëndësi të amdhe për të gjithë qytetarët e Kosovës\”..

Ajo po ashtu ka theksuar se, nëse ekzistojnë probleme, ato do të tejkalohen në mënyra paqësore. 

\”Shumë gjëra varen nga vullneti politik, i cili tashti është fuqimisht kundër konfliktit. Ardhmëria është në bashkëpunim, kurse bashkëpunimi më i mirë do të sjellë vende të reja pune dhe jetë më të mirë për qytetarët\”, ka thënë përfaqësuesja e lartë e BE-së.

Ndërkaq, në takim me presidentin Nikolliq, Ashton ka thënë se Serbia është e lirë të zgjedhë se a dëshiron të jetë me BE-në apo me Rusinë, por pa i theksuar pasojat nëse udhëheqja e re serbe do të vendoste të bashkëpunojë me Rusinë.