ASHNA dhe BULATSA nënshkruajnë Memorandum bashkëpunimi

Sot, ministri i infrastrukturës, Lutfi Zharku priti në takim përfaqësuesit e autoritetit të shërbimeve të trafikut ajror bullgar (BULATSA).

Lajme

12/05/2017 16:24

Në këtë takim ishin të pranishëm drejtori gjeneral i BULATSA, Georgi Peev, zv. drejtori i operimeve, Ivan Diaksov, drejtori i programeve, projekteve dhe strategjisë evropiane, Veselin Stoyanov dhe drejtori financiar, Vitan Todorov.

Gjatë ditës së sotme është nënshkruar Memorandumi për themelimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit strategjik në mes të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) dhe Autoritetit të Shërbimeve të Trafikut Ajror Bullgar (BULATSA), i cili u nënshkrua nga drejtori i ASHNA-së, Bahri Nuredini dhe drejtori gjeneral i BULATSA-s, Georgi Peev, me të cilin synohet të thellohet bashkëpunimi ndërshtetëror në fushën e navigimit ajror.​