Asgjësohen 3100 rrënjë kanabis

Policia e Gjirokastrës ka zbuluar dhe asgjësuar rreth 3100 rrënjë bimë narkotike të dyshuar kanabis sativa.

Lajme

07/06/2016 17:32

Policia shqiptare bën të ditur se droga është gjetur në vendin e quajtur “Gropa e Odries”, në fshatin Odrie.

Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Mësohet se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprën penale “Kultivimi i lëndëve narkotike”.