Asgjësohen 2000 rrënjë kanabis, në pranga autori

Policia e Beratit ka zbuluar dhe asgjësuar 2000 rrënjë bimë narkotike, ndërsa është arrestuar kultivuesi i tyre. Në pranga ka rënë shtetasi Agim Bashaj, 56-vjeç, banues në fshatin Çetë, Ura Vajgurore.

Lajme

11/06/2016 09:44

Bimët janë gjetur të kultivuara në kubikë në fshatin Çetë, në Pyllin e Teshilit, në një serë. Gjithashtu pranë kësaj sere u gjet dhe një sipërfaqe e shpyllëzuar dhe e përgatitur për të mbjellë këto bimë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike.