Asambleja e NATO-s në Tiranë më 27 maj

Për herë të parë, vendi pritës i Asamblesë Parlamentare të NATO-s do të jetë Shqipëria.

Lajme

03/04/2016 20:04

Lajmi konfirmohet nga deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, i cili ndodhet në Francë si pjesë e delegacionit shqiptar në punimet e kësaj Asambleje.

Majko e ka dhënë lajmin në një status në rrjetet sociale.

“Në Asamblenë Kombëtare të Francës. Vendin e fjalës dhe revolucionit evropian. Tanimë është zyrtare, Tirana pret në 27 maj Asamblenë Parlamentare të NATO-s”, shkruan Majko në facebook.

Të njëjtën gjë ka postuar në facebook edhe ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, gjithashtu pjesë e delegacionit shqiptar në Asamblenë e NATO-s.

“Përveç temës së terrorizmit, krizës humanitare të refugjatëve, Rusisë etj. sot u fol përsëri për nevojën urgjente, për adaptimin me shpejtësi të një strategjie të re për të adresuar situatat e kohëve të fundit. Mbledhja e ardhshme e Asamblesë Parlamentare të NATO-s do bëhet në Tiranë”, ka shkruar ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. /Lapsi