Artistët shqiptar para se të bëheshin të famshëm dhe karriera e tyre e bujshme në muzikë

Fëmijëria për shumë kë nga ne mbetet periudha më e bukur e jetës.

ShowBiz

30/05/2018 15:11

Pavarësisht se gjërat kanë ndryshuar, përsëri mundohemi të kujtojmë çastet më të bukura që kanë lënë mbresa të thella.

Kështu ndodh, edhe me VIP-at shqiptar të cilët me kalimin e viteve janë bërë edhe më nostalgjik për kohën kur nuk ishin të famshëm, andaj nëse i hedhim një sy profileve të tyre në rrjetet sociale, patjetër që tek shumica ka një foto kur kanë qenë të vegjël, shkruan lajmi net.

Disa i kanë publikuar për t’u treguar të tjerëve se talentin e tyre e kanë zbuluar qysh në fëmijëri, e disa të tjerë për t’i kujtuar kohët më interesante që kanë pasur atë botë.

Ndonëse nuk mund t’i gjykojmë se çfarë fëmijërie kanë pasur, shumica nga ta sot gëzojnë jetë luksoze e po ashtu kanë pësuar ndryshime si në stil ashtu edhe në dukje.

Lajmi.net ua sjell më poshtë disa imazhe të yjeve shqiptare për të parë ndryshimin e tyre që e kanë pësuar nga fëmijëria.

Ledri Vula, BabyGee, Fero, Dafina Zeqiri, Mozzik, Getinjo, Nora dhe Era Istrefi, janë disa nga këngëtarët më të dashur që do i shihni në vazhdim se se si janë dukur kur ishin të vegjël. Disa prej tyre dallohen në shikim të parë se kush janë e disa prej tyre vështirë se dallohen.
LEDRI VULA

Në disa foto që Ledri Vula i ka publikuar në rrjete sociale, shihet se ka qenë një fëmijë simpatik por duke qenë i vetmi në shtëpi (fëmijë hasret) ishte edhe i llastuar.

Këtë e ka treguar vetë në disa intervista, por vihet re edhe në njërën foto të cilën ua sjellim ku Ledri nuk ka pozuar normal para kamerës.

Ti shikosh fotot e tij të vjetra dhe Ledrin sot nuk ka ndonjë dallim shumë të madh në mimikat e fytyrës së tij veçse është rritur se është bërë akoma më i dashur për gjininë e bukur, shkruan lajmi net.

Sot në moshën 31 vjeçare Ledri gëzon një popullaritet të madh dhe sukseset me projektet muzikore nuk kanë të ndalur.

Sa i përket jetës private, aktualisht po deklarohet ‘single’ mirëpo shpesh e shohim duke u shoqëruar me femra të ndryshme.

Para se të bëhej këngëtar, Ledri Vula e ka pasur pasion basketbollin por edhe sot pavarësisht faktit se ka ka një karrierë të bujshme nuk e ka harruar zanatin e vjetër dhe herë pas here luan me top.

Mund të thuhet lirisht se është njëri ndër reperët më të pëlqyer dhe më të kërkuar në treg, jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë.

“Shumë Pis”, “Beatiful” dhe “Nona”, janë disa nga këngët më të pëlqyera të reperit Vula të cilat numërojnë mbi 20 milion klikime.

BABY GEE

Gordana Kingji apo siç njihet për publikun Baby Gee nuk ngurron të ndajë me ndjekësit edhe imazhe nga fëmijëria, pavarësisht se në media është shkruar se ka bërë operacione plastike.

Në një foto që ju sjellim në vazhdim BabyGee shihet se ka qenë një vajzë shumë simpatike dhe flokët e zezë me balluke i shkojnë shumë.

Ajo çfar bie në sy është fakti se ani pse sot buzët i ka më të fryra, nuk është vështirë të dallohet se cili personalitet i famshëm fshihet pas kësaj fotografie.

Kingji tani, ka arritur të realizoj një karrierë të bujshme profesionale me hite të shumta, por më parë nuk është se ka qenë e lidhur me muzikën derisa është bërë pjesë e grupit “On Records”.

Ajo bën një jetë dinamike, e që tash e një kohë është shpërngulur nga Kosova ku edhe është duke punuar në projekte të reja.

FERO

Reperi në foto sot ka arritur të shndërrohet në një nga artistët më të pëlqyer të gjeneratës së re.

Është fjala për Feron, këngët, tekstet dhe deklaratat e të cilit kanë bërë bujë në rrjete sociale duke u komentuar, e shpesh edhe duke bërë shaka me to.

Në fotografitë e sipërme reperi nga Gjilani është shumë i vogël, por nuk mund të themi se nuk duket i ëmbël.

Për pak kohë sa ka bërë debutimin në tregun muzikor, këngët e Feronitit kanë marrë qindra dhe mijëra klikime në kanalin zyrtar, Youtube.

Në disa intervista ai pati deklaruar se muzikën e ka pasur në shpirt dhe kjo çdo ditë e më shumë po vërtetohet.

Madje ka thënë se muzikën e ka trashëguar nga babai dhe se e gjithë familja janë marrë me muzikë. Kjo po vërtetohet edhe nga fotoja e mësipërme ku shihen kufjet në prehërin e ‘Gang gang-ut’ të vogël.

Mirëpo, për të gjithë ata që nuk e dinë para se të bëhej i famshmëm Fero ka punuar në një ëmbëltore në qytetin e Gjilanit.

DAFINA ZEQIRI

Kur flasim për Dafina Zeqirin ajo sot cilësohet si njëra nga artistet më të bukura të estradës, e siç shihet në këtë foto edhe kur ishte fëmijë ka qenë po aq simpatike.

Ëndrra e saj e hershme ishte të bëhej këngëtare dhe këtë fytyrë simpatike ta shfaq nëpër ekranet televizive dhe kështu ndodhi.

Këngëtarja 29 vjeçare ka vite që ka pushtuar skenën me hitet dhe performancat e saj të ‘zjarrta’, por nuk është e njëjta Dafinë që ishte dikur.

Pas disa ndërhyrjeve kirurgjike është shndërruar në tjetër femër dhe nga dikush u mirëprit ky ndryshim nga dikush jo, shkruan lajmi net.

Pavarësisht kësaj ajo po shijon sukseset e shumta që ka arritur dhe po synon tregun botëror meqenëse aktualisht edhe është shpërngulur në SHBA.

Në tregun ndërkombëtar “Told ya”, është kënga e vetme që ka lansuar për të cilën mund të themi se u prit mirë nga publiku.

Duhet theksuar se talenti i Dafinës në muzikë është zbuluar që në moshë të re, si një 10-vjeçare ajo mori pjesë në një festival për fëmijë në Suedi, me një këngë në gjuhën angleze.

MOZZIK & GETINJO

Si shumë nga artistët e tjerë, edhe Mozzik dhe Getinjo kanë zgjedhur imazhe nga fëmijëria për të ndarë me fansat.

Në një nga fotografitë, ata shfaqen me rroba të njejta me njëri-tjetrin që mesa duket kjo foto është shkrepur në shkollë.

Dyshja shpesh kanë treguar se kanë pasur një fëmijëri të vështirë, madje në fillimet e karrierës Mozzik me shumë pak para ka shkuar për të realizuar këngët e tij.

Megjithatë, sot gëzojnë një karrierë të suksesshme me hite të shumta, të cilët nuk ndalen së punuari në projekte të reja.

Reperët nga Ferizaji, që të vegjël kanë shkruar tekste të paraqitur si “rrebel”, të cilët janë munduar të sjellin një rrymë të re të rep-it në Kosovë.

NORA dhe ERA ISTREFI

Veshjet e motrave Istrefi në bazë të këtij imazhi tregojnë se ato me të vërtetë edhe atëherë kanë pasur një stil të veçantë.

Nora, Nita dhe Era Istrefi gjithmonë kanë qenë në fokus të mediave rozë pasi nëna e tyre ishte këngëtare, vetëm se atëherë mjetet me të cilat transmetohej lajmi, karriera muzikore dhe jeta familjare e një artisti kanë qenë më të mangëta.

Sot kur kemi një numër të madh të mediave ‘online’ shkruhet, komentohet e debatohet më shumë edhe për jetën private të tyre.

Me tu shkëputur nga muzika, talentin e Syzana Tahirsylajt e kanë trashëguar e vazhduar më pas dy vajzat e saj Nora dhe Era.

Nora, nisi karrierën muzikore herët por ishte Era ajo e cila erdhi më vonë por më fuqishëm. Ato cilësohen si femrat më seksi të estradës dhe me kalimin e viteve, nga këto vajzat e vogla që po i shohim në foto, pamja e tyre ka ndryshuar.

Theksojmë se Era Istrefi morri vëmendje të madhe me fotot që publikoj në paralajmërimin që bëri se do të jetë zëri i këngës së Botërorit. Në to dukej tejet seksi.

‘Live it up’ mban titullin kënga e cila do ta bëjë hapjen e ‘Rusia 2018’ e që Era vjen në duet me dy yjet më të mëdha botëror siç janë Will Smith dhe Nicky Jam.

Sipas gjithë këtij kolazhi fotografish dhe karrierës muzikore të artistëve rezulton që disa prej tyre kanë pasur një fëmijëri të vështirë dhe me profesione të ndryshme,  por jo për të gjithë të etiketuarit ka ndodhë e njejta, disa prej tyre kanë ndërruar pamjen dhe stilin, megjithatë e rëndësishme për këta artist është se tanimë gëzojnë suksese të mëdha në karrierën e tyre. /Lajmi.net/

E.SH