Arsyet që po ju prishin gjumin – Lajmi.net
Arsyet që po ju prishin gjumin
Autori: Lajmi.net Lifestyle 14:30, 13 May 2018
Kur njeriu fle gjumë, truri proceson informacion, muskujt marrin veten nga lodhja e ditës dhe proteinat shpërndahen në të gjitha pjesët e trupit.

Gjumi i keq ndikon në humorin e njeriut, përqendrimin e tij dhe mungesa e vazhdueshme e gjumit është lidhur me probleme serioze të shëndetit, si sëmundjet e zemrës dhe diabeti.

Më poshtë do ju tregojmë 6 arsyet që po ju prishin gjumin.

Shqetësimet dhe stresi – Para se të flini, shkruani në një letër të gjitha problemet që keni dhe shkruani zgjidhjet për to, duke u munduar t’i zgjidhni që të nesërmen

Dieta – Ajo që hani në darkë mund t’ju lërë pa gjumë natën. Një racion i rëndë dhe pikant nuk është i mirë, sidomos kur hahet vonë

Alkooli dhe kafja – Këto pije stimulojnë sistemin nervor, duke ju lënë zgjuar gjatë natës

Shtrat i parehatshëm – Dysheku duhet ndërruar minimumi çdo 10 vjet

Ambienti i dhomës së gjumit – Dhoma duhet të jetë krejtësisht e errët

Drita blu – Quhet drita që lëshojnë pajisjet elektronike (celular, tablet, laptop). Nëse qëndroni me celular në dorë para gjumit, vështirë se fleni

Dushi – Dushi duhet bërë para gjumit, në mënyrë që trupi të qetësohet

Fjalët kyçe: Gjumi

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play 8 Ball Pool
  • Play Rock Wheels
  • Play iStunt 2
  • Play Bubble Trouble