Arsyeja kryesore përse meshkujt humbin ereksionin gjatë marrëdhënieve intime – Lajmi.net
Arsyeja kryesore përse meshkujt humbin ereksionin gjatë marrëdhënieve intime
Autori: Lajmi.net LifestyleShëndeti 18:15, 9 November 2018
Disfunksioni erektil, gjithashtu i njohur edhe si impotenca, është pamundësia për të pasur dhe mbajtur ereksionin përgjatë marrëdhënies seksuale.

Hulumtuesit nga sigurimi shëndetësor dhe kompania e kujdesit mjekësor “Kaiser” studiuan gjenet e 37.000 amerikanëve, të cilët në mënyrë vullnetare iu dhanë akses në të dhënat e tyre mjekësore, transmeton lajmi.net.

Pjesëmarrësit plotësuan anketat e shëndetit seksual dhe ekipi shqyrtoi nëse ata kishin simptoma të disfunksionit erektil.

Shkencëtarët zbuluan se burrat me një variacion në kromozomin e tyre të gjashtë, të gjetur pranë gjenit SIM1, kishin 26% më shumë të ngjarë të vuajnë nga disfunksioni erektil. Gjeni SIM1 ndihmon në rregullimin e peshës trupore dhe ereksioneve.

“Identifikimi i këtij gjeni SIM1 si një faktor rreziku për impotencë është një punë e madhe, sepse ajo siguron dëshminë e gjatë të kërkuar që ekziston një komponent gjenetik të sëmundjes”, deklaroi autori i studimit, Eric Jorgenson, PhD.

“Identifikimi i faktorit të parë gjenetik të rrezikut për mosfunksionim erektil është një zbulim emocionues sepse hap derën për hetime në terapitë e reja gjenetike.”

Rreth 50% e meshkujve konsiderojnë se medikamentet aktuale kundër kësaj gjendjeje shëndetësore nuk janë të efektshme, prandaj këto gjetje mund të jenë një lajm i madh për ta./Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO