Arsenal befason me përforcim të ri nga Juventus (FOTO)
Juan Cuadrado kërkohet nga Arsenal.
Merkato
Arsenal ka identifikuar pasardhësin e Alex Oxlade-Chamberlain.
“Daily Express” raporton se klubi londinez ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit të Juventusit, Juan Cuadrado.
Arsene Wenger do të bëjë përpjekje për blerjen e Cuadrados gjatë afatit kalimtar të janarit, përcjell “lajmi.net”.
Cuadrado mund t’i bashkohet Arsenalit si zëvendësues i Chamberlain i cili u largua nga klubi duke iu bashkuar rivalit nga Premierliga, Liverpool. /Lajmi.net/
