Arrijnë në Prishtinë edhe 21 autobusë

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se 21 autobusët e shumëpërfolur kanë arritur në parkingun e “Trafikut Urban”.

Lajme

27/09/2018 17:12

“+21 autobusë të rinj në parkingun e Trafikut Urban. Kompletohet flota prej 51 autobusësh, si pjesë e reformës rrënjësore në Trafikun Urban. Urime qytetarëve të Prishtinës!”, thuhet në njoftimin e komunës në Facebook.

Autobusët urbanë ishin diskutuar një kohë të gjatë në Prishtinë, pas vonesës së gjatë që ata të mbërrijnë në Prishtinë.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, vazhdimisht e kishte paralajmëruar ardhjen e tyre.

Një deklaratë se autobusët do të mbërrijnë brenda dy javësh, i pari i Prishtinës e kishte dhënë me 9 gusht të këtij viti.

Pjesa e parë e autobusëve janë lëshuar në qarkullim në rrugët e kryeqytetit në fillim të vitit 2017.