Arrihet marrëveshje për një takim të dytë Kim-Trump

SHBA-ja dhe Koreja e Veriut ranë dakord për zhvillimin e një samiti të dytë mes presidentit Donald Trump dhe Kim Jong Un sa më shpejtë të jetë e mundur, njoftoi sot presidenca koreanojugore.

Bota

07/10/2018 16:11

“Dy dy palët do të vazhdojnë të diskutojnë për të fiksuar vendin dhe datën e një takimi të ri”, deklaroi nga ana tjetër sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo në Seul, pas një takimi me presidentin koreanoverior në Phenian sot në mëngjes.

“Bëra një rrugë të mirë në Phenian për të takuar presidentin Kim”, deklaroi Pompeo në “Twitter”.

“Ne po vazhdojmë të përparojmë në marrëveshjet e arritura gjatë samitit të Singaporit”, vazhdoi sekretari amerikan i Shtetit.