Arrestohet shqiptari që tentoi t’i jap ryshfet 2 mijë lekë policit në Prizren

Në Prizren, Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person, pasi që i njëjti kishte tentuar që ta korruptoj një polic.

Lajme

10/12/2018 10:20

Gjatë ditës së djeshme në rrugën e “Kukësit” në Prizren, Policia e Kosovës ka arrestuar një person si të dyshuar për dhënie të ryshfetit në vlerë prej 2 mijë  lekëve, shkruan lajmi.net.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë, i dyshuari është shtetas nga Shqipëria dhe me qëllim të mosshqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik, ai i kishte ofruar policit para.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/