Arrestohet shqiptari që shfrytëzoi për prostitucion rumunen minorene

Policia italiane në Napoli, ka arrestuar sot një shtetas shqiptar, të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni.

Bota

23/06/2016 12:28

I arrestuari është shtetasi Asim Koleci, 29 vjeç. Ky shtetas është shpallur në kërkim prej muajit maj të vitit 2015, nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit edhe ndaj një minoreneje.

Akuza ndaj tij ka të bëjë me faktet e shtatorit të vitit 2013 kur në qytetin e Kazertas, Asim Koleci ka shfrytëzuar me qëllim prostitucioni një shtetase rumune 16-vjeçare.

Mbi shqiptarin rëndojnë akuza për shfrytëzim prostitucioni edhe ndaj një shtetase shqiptare e një shtetase tjetër rumune.

Në periudhën kohore 2009-2011 Asim Koleci i ka marrë shtetases rumune rreth 100 mijë euro, para të përfituara nga prostitucioni.

Hetimet kanë verifikuar se ndaj shqiptarit Koleci rëndon dhe një akuzë për grabitje e lëshuar nga Prokuroria e Avellinos më vitin 2012.