Arrestohet roja i karburantit për vrasjen e Beqirit në Elbasan
Policia e Elbasanit ka arrestuar sot rojën e një karburanti në përpjekje për të zbardhur vrasjen e mëngjesit të së hënës të 51-vjeçarit Saimir Beqiri.

Lajme
Në pranga është vënë Shkëlqim Salla, 42 vjeç, banues në fshatin Godolesh të Elbasanit.
Ai u arrestua “për moskallëzim të krimit”, pasi duke qenë roje i karburantit në vendin ku ndodhi ngjarja, dyshohet të ketë parë ngjarjen dhe të mos ketë kallëzuar.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 gëzhoja, kalibër 9mm, 2 copa predha.
Në komisariat janë shoqëruar edhe 15 persona të tjerë.