Arrestohet pronari grek i bariut shqiptar që u gjet pa kokë

Pronari i të riut shqiptar Bledar Terpollari që u gjet të hënën me kokë të prerë është arrestuar nga policia, me akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Lajme

10/05/2016 23:37

Mbrëmjen e të martës u bë e ditur se në një kamper që i përkiste pronarit, policia gjeti dy kallashnikovë, 9 karikatorë dhe 180 fishekë, si dhe një pistoletë të tipit Tokarev.

Lajmi u transmetua nga agjencia zyrtare e lajmeve ANA-MPA. Agjencia citon burime të policisë sipas të cilës armët e gjetura nuk kanë lidhje me vrasjen e 26 vjeçarit.

I riu shqiptar u gjet të hënën paradite nga pronari i vet. Trupit pa jetë i mungonte koka. Pas ekspertizës mjeko ligjore rezultoi se viktima ishte qëlluar me armë gjahu dhe se plumbi ishte ngulur në mushkërinë e tij.