Arrestohet personi që kishte goditur me veturë një këmbësore – Lajmi.net
Arrestohet personi që kishte goditur me veturë një këmbësore
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 10:28, 12 February 2019
Foto: Ilustrim
Një person pasi që kishte goditur me veturë një femër, ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Në Prizren në rrugën “Tirana”, gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohet se e kishte goditur me veturë një femër, shkruan lajmi.net.

Sipas Policisë, i njëjti derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën e tij në vendkalim të këmbësorëve e ka goditur një këmbësore dhe pas goditjes me veturë ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Siç bëhet e ditur, si pasojë e aksidentit viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe është duke marrë tretman mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO