Arrestohet për nxitje të urrejtjes racore, u konfrontua me një grua myslimane pas sulmit në Bruksel

Matthew Doyle, është duke u marrë një pyetje pasi ka postuar një mesazh në Twitter ku kishte shkruar se ai ishte përballur me një grua myslimane për shpërthimet në Bruksel. Policia thotë se ai e kishte turpëruar këtë grua në publik, duke e fajësuar për shpërthimet.

Bota

24/03/2016 10:38

Ai kishte postuar një mesazh  në faqen e tij në Twitter të mërkurën në mëngjes ku ka thënë: “Unë u përballa me një grua myslimane dje në Croydon në Londër dhe e pyeta për të më shpjeguar çka po ndodh në Bruksel. Ajo më tha “Kjo ska të bëjë asgjë me mua”, por unë e di që po”, transmeton lajmi.net.

Më pas ky mesazh filloi të përhapet edhe në rrjetet tjera sociale. Ndjekësit e këtyre rrjeteve filluan të talleshin me gruan myslimane e për më tepër disa filluan ta quanin terroriste, edhe pse askush nuk e njihte atë dhe askush nuk e kishte parë.

Një zëdhënës i policisë ka thënë: “Kemi arrestuar një burrë 46-vjeçar i dyshuar për nxitje të urrejtjes racore në mediat sociale”.

“Ai u arrestua sonte në Croydon dhe mbetet në paraburgim në stacionin policor në Londër.”

Sulmet në aeroportin dhe stacionin e metrosë në Brukseli nga tre kamikazë vranë 30 njerëz. Për më shumë edhe Shteti Islamik ka pohuar faktin se ata ishin prapa këtyre shpërthimeve. /lajmi.net