Arrestohet pastruesi që deshi të dhunojë migranten

Policia në Sicili të Italisë e ka arrestuar një pastrues të një shkolle të mesme me akuzën se ka dashur të ushtrojë dhunë seksuale ndaj një migrante 16 vjeçare e cila sapo ka nisur të shkojë në atë shkollë, raporton Associated Press.

Lajme

07/06/2016 16:04

Policia italiane thotë se pastruesi 53 vjeç është xhiruar nga kamera të fshehura se si ka bërë përpjekje që të nxis vajzën të shkojnë bashkë në tualet, duke i premtuar se do t’i jap çamçakëz nëse pajtohet.

Pastruesi po akuzohet për dhunë seksuale dhe nxitje të prostitucionit me minor.

Policia në Raguza, përmes një komunikate kanë thënë se ata e kanë hetuar rastin pasi për këtë janë paralajmëruar nga një punonjës i një strehimore ku qëndronte vajza prej se kishte shkuar në Sicili. Punonjësi i strehimores ka thënë se adoleshentja, e cila gjendet në këtë pjesë të Italisë pa përcjellje, refuzonte të shkonte në shkollë.

Policia ka thënë sot se hetimi tyre, që përfshinte edhe konfiskimin e kompjuterit të pastruesit, tregon për “indikacione serioze të fajit”.