Arrestohet pasi ngacmoi seksualisht 13-vjeçaren

Një 30-vjeçar i komunitetit rom ka rënë në prangat e policisë së qytetit të Bilishtit në Shqipëri, pasi është vënë në një akuzë të rëndë. Fatos Shoshari banor i qytetit të vogël në juglindje të vendit akuzohet për ngacmime seksuale ndaj një të miture.

Lajme

01/05/2016 09:32

Sipas policisë lokale 30-vjeçari është paditur nga familjarët e 13-vjeçares M.N të cilët pretendojnë se Fatos Shoshari, baba i tre fëmijëve ka ngacmuar seksualisht vajzën e tyre. Burime të siguruara nga “Shekulli” thanë se 30-vjeçari, i cili prej vitesh jeton dhe punon bashkë me familjen në Greqi kishte nxjerrë në shitje orendi shtëpiake.

Për këtë ka hyrë në pazar me familjarët e 13-vjeçares e cilën jetonte jo vetëm në një kat të një apartamenti por, akoma më tej, i kishin dyert ngjitur. 30-vjeçari duket se i ka kërkuar 13-vjeçares t’i shikonte një minibar dhe dy divanë të cilët i kishte nxjerrë në shitje ndaj dhe e ka ftuar në banesë. Duke qenë fqinjë, e mitura gjithnjë sipas policisë, jo vetëm nuk e ka kundërshtuar, por ka shkuar të shikonte “mallin” që fqinji kishte nxjerrë në shitje.

Në të njëjtën ditë bëjnë më dije burime policore, 13-vjeçarja pjesë e komunitetit egjyptianë është parë nga i vëllai në shoqërinë e 30-vjeçarit. Pasi vajza është kthyer në shtëpinë e saj ka bërë më dije se është ngacmuar seksualisht nga Fatos Shoshari. Kaq ka mjaftuar që prindërit e vajzës së vogël të bëjnë kallëzim për 30- vjetarin, që tashmë është i arrestuar si i dyshuar për ngacmime seksuale me të mitur, akuzë të cilën 30-vjeçari mësohet të mos e ketë pranuar.