Arrestohet një person në Antwerp, tentoi të futej me veturë drejt një turme njerëzish

Një burrë u arrestua në qytetin belg Atwerp, i cili dyshohet se po tentonte të futej mes një ngjarje ku kishte një turmë njerëzish.

Bota

23/03/2017 15:06

I dyshuari raportohet se është me origjinë afrikane, dhe targat e veturës i kishte franceze, transmeton lajmi.net.

Nuk është raportuar për asnjë të plagosur, por thuhet se vetura para se ta ndalej ishte në shpejtësi të madhe.

Ky sulm, vjen një ditë pas sulmit në Londër, ku mbetën disa persona të plagosur dhe që përgjegjësin e ka marë ISIS. /Lajmi.net/