Arrestohet juristi në Lezhë, liroi kosovarin nga burgu

Tre inspektorë të burgut të Shën Kollit u shkarkuan nga detyra pas lirimit të të dënuarit Shuaip Zukaj nga Kosova i dënuar me 20 vjet heqje lirie.

Lajme

23/05/2016 18:48

Ndërkohë, menjëherë pas hetimeve të hapura nga Prokuroria e Lezhës për këtë çështje është arrestuar juristi i burgut Lezhe, Devis Hoxha, pasi rezulton paraprakisht se ai është punonjësi që ka firmosur lirimin e të dënuarit.

Për këtë çështje u prononcua edhe ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili u shpreh se mbështet Prokurorinë në hetime pasi sipas tij shkarkimi i inspektoreve të SHKB-së është veprimi minimal që mund të bëhet për rastin në fjalë.

Shuaip Zukaj nga Deçani i Kosovës, i dënuar me 20 vjet burg në Kosovë, është liruar me të mbaruar dënimin në Shqipëri për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, megjithëse në kartelën e tij ndodhej edhe dënimi për të cilin duhej të ekstradohej në Kosovë. /tch