Arrestohet hajni i Drenasit që vidhte televizor, gjenerator, pompa uji…

Sot njësitet policore të stacionit të Drenasit, kanë arrestuar një person të dyshuar për disa vjedhje të rënda.

Lajme

18/07/2018 13:59

Rastet kanë ndodhur në fshatin Nekoc të Drenasit, në lokacione dhe periudha të ndryshme kohore ku kryesisht janë vjedhur pajisje shtëpiake ( televizorë, gjeneratorë, pompa uji etj.)

Puna e hetuesve të stacionit policor të Drenasit, lidhur me rastet në fjalë, është finalizuar sot , ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur të arrestojnë një person të dyshuar:

> A. M. mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës (i dyshuar për nëntë vjedhje të raportuara).

Në koordinim më prokurorin kujdestar dhe gjyqtarin e procedurës paraprake, hetuesit policor kanë kryer një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë gjësende që dyshohet të jenë të vjedhura.

Aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë.