Arrestohet autori i dytë që rrëmbeu dhe përdhunoi shqiptaren

Dy javë më parë, babai i një vajze shqiptare, të cilën e përdhunuan, deklaroi: “E kanë rrëmbyer në mes të rrugës teksa kthehej në shtëpi. E kanë mbajtur në një barake gjatë gjithë natës, ku edhe e kanë përdhunuar”.

Lajme

30/05/2016 16:09

Kështu e kishte përshkruar historinë e dhimbshme të vajzës së tij 27-vjeçare, Vladimir Kosturi, një profesor shqiptar, i cili ka 27 vjet që jeton në Itali.

Ndërsa sot, policia italiane ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dytë të përfshirë në ngjarjen e përdhunimit të Besjana Kosturit.

Mediet italiane shkruajnë se ai është një shtetas rumun, dhe akuzohet se është bashkautor. Ai ishte arratisur pas krimit dhe ishte shpallur në kërkim.

Më herët, policia vendase ka arrestuar edhe një person 33-vjeçare. Që të dy akuzohen për “Rrëmbim personi”, “Përdhunim” dhe “Vjedhje”.