Arrestohen në portin e Durrësit, burrë e grua me 5.5 kg kanabis

Policia Kufitare dhe Policia e Durrësit, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, më datë 14.06.2016, kanë goditur një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve, bashkëshortë, konkretisht :  Andi Pepnika 40 vjç, banues në Kamëz, Tiranë;  Dezdimona Jahelezi 32 vjeçe, banuese në Kamëz.

Lajme

15/05/2016 09:34

Arrestimi në flagrancë i tyre u bë pasi më datë 14 maj 2016 , në pikën e kontrollit të automjeteve, në vijën e dytë, në Portin e Durrësit, në automjetin tip Benz me targa DW 435 TV, me drejtues shtetasin Andi Pepnika dhe pasagjere, bashkëshortja e tij, shtetësia Dezdimona Jahelezi, në bagazhin e mjetit i’u gjetën dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 5.5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Canabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Trafikimi i lëndëve narkotike, në bashkëpunim”.