Arrestohen dy persona në kufirin me Malin e Zi, kontrabandonin cigare

Në fshatin Jabllanicë të Pejës në afërsi të kufirit me Malin e Zi nga policia janë zënë 6 kuaj të ngarkuar me disa pako të cigareve të llojeve të ndryshme.

Lajme

15/10/2018 10:40

Kuajt me ngarkesë janë dërguar në SPMK Vitomiricë, njofton raporti policor.

Gjatë hetimit të rastit janë identifikuar dhe janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/